Ekzekutimi i Nikulajt, portugezi që kreu vrasjen i apasionuar pas motorëve – Top Talk
27/04/2023 16:22

Vetëm një javë pas ekzekutimit të Ardian Nikulajt në biznesin e tij në Shëngjin, policia njoftoi se gjashtë persona janë në kërkim ndërkombëtar për vrasjen. Ekzekutori është identifikuar portugezi Ruben Saraiva, ndërsa bashkëpunëtorët në këtë vrasje janë Edmond Haxhia, shtetas shqiptaro-britanik; Harry Simson, shtetas britanik, Harriet Bridgeman, shtetase britanike; Thomas Mithan, shtetas britanik dhe Steven Hunt shtetas britanik. Si shkak për ekzekutimin dyshohet gjakmarrja, sipas uniformave blu. Elton dhe Klodian Lestakaj, të cilët jetojnë në Angli, ishin në gjak me Nikulajn. Edmond Haxhia është djali i dajës së tyre dhe dyshohet se ishte ai që porositi vrasjen. Ruben Saraiva, autori portugez i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, i apasionur pas motorëve siç tregohet në rrjetet sociale, motorin kësaj radhe e përdori për të ekzekutuar Nikulajn. Autori mban një maskë, skafandër, jelek fosforeshent dhe i kamufluar me veshje të trasha, pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt dhe i vetëm u largua qetësisht me motor nga vendngjarja. Zbatimi i planit të ekzekutimit nisi para 3 muajsh. Fillimisht në Shqipëri erdhi Haxhia, e më pas Saraiva që qëndroi dy muaj në Shkodër. Gjithashtu erdhën dhe britanikët e tjerë që të fshehur si turistë kryenin misione vëzhgimi. Asnjë prej personave nuk është vënë nën pranga, ndërkohë që partnerët europianë të policisë shqiptare duhet të gjejnë dhe arrestojnë personat e përfshirë në vrasjen e Nikulajt. (Ardi Pulaj)

“Nëse një të ri e mban 8 orë në punë, zëre se e ke futur në burg” – Top Talk
11/03 16:38
“Të rinjtë janë më dembelë, studentët nuk bëjnë asnjë projekt pa AI – Top Talk
11/03 16:37
Përplasja e brezave në punë: Konflikt kulturor apo krizë menaxhimi? – Top Talk
11/03 16:36
‘Nuk kemi asnjë kokërr gruri rezervë’ eksperti; Shqipëria duhet të krijojë rezerva strategjike
10/03 16:40
Deklarata e Trump ul çmimin e naftës/ ekspertja ‘bursat do të jenë të paqëndrueshme për vite’
10/03 16:40
Bujqësia “në luftë” me çmimet, pasojat e krizës së Lindjes së Mesme – Top Talk
10/03 16:40
“Shteti merr qyl 20% të çmimit të naftës, të heqë dorë ose të rimbursojë TVSH -në”
09/03 16:29
“Nafta 2600 lekë/litër” gazetarja shpjegon sa po efektet e luftës në Iran
09/03 16:28
Çmimet në rritje, si po e paguan Shqipëria luftën në Lindjen e Mesme – Top Talk
09/03 16:27
Miliona për tenderat, kush i kontrollon blerjet e mëdha? – Top Talk
06/03 16:40
“Pabarazia në tendera? Po krijohet një sistem i ri me AI” – Top Talk
06/03 16:38
“Kursyem 35.5 mln euro nga tenderat”, Pogaj flet për prokurimet publike – Top Talk
06/03 16:38
“Kurseni, jemi në “kohë” lufte”, eksperti: Efektet do të ndihen edhe në Shqipëri – Top Talk
05/03 16:41
Bibe nga zona e luftës: Ka luftime trup më trup, janë përfshirë 12 vende,Izraeli po futet në Bejrut
05/03 16:41
Nga lufta te tregjet financiare: pse po dobësohet euro? | Top Talk
05/03 16:39
“Rradhë në dogana”, Memaj: Rruga nga Maqedonia e Veriut më e shtrenjtë – Top Talk
27/02 16:38
Probleme me transportin në Juglindje/Anullohen rezervimet për në Korçë – Top Talk
27/02 16:37
Shtrenjtohet bileta për në Korçë, rritet me 300 lekë bileta – Top Talk
27/02 16:37
“Të ngremë marrëdhëniet tona ekonomike në lartësinë e marrëdhënieve politike!” – Top Talk
24/02 19:53
“Kukësi, muze i varfërisë”, aktivisti flet për dramën e 30 vjeçare të Veriut – Top Talk
23/02 16:31
DIGITALB DIGITALB