Ditët dhe javët e fundit janë ngarkuar me ngjarje kriminale. Shkodra, por edhe qytete të tjerë janë nën peshën e frikës nga aktet kriminale. Pa u shuar ende jehona e vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku, humbet jetën pas një atentati edhe një i afërm i tij Fatos Ferracaku. Duket që ngjarjet nuk janë as rastësore as të pa menduara, por autorët janë anonimë. Megjithëse policia kreu një valë arrestimesh në Shkodër, vala e krimit nuk po ndal dhe po regjistrohen viktima të tjera.