“Mythodea” ishte një projekt kompleks. Ai zgjati në kohë dhe mori formë në dy linja të ndryshme, ku e para ishte ajo klasike, dedikuar mitologjisë. Bajo kishte kohë që mendonte të ndërtonte një seri veprash me temë nga mitet e botës antike, por kjo në vetvete nuk përbënte risi, pasi tema a personazhe të kësaj kulture në krijimtarinë e tij kishin qenë gjithnjë të pranishme. Sidoqoftë ai vazhdonte t’i shtonte veprat dedikuar kësaj trashëgimie me arsyen e thjeshtë se ato ishin shtresëzimi simbolik i natyrës njerëzore në konfliktin e përjetshëm mes racionales dhe instiktives.)