Inxhinierja Manjola Fida prej vitesh asiston edhe si eksperte e pavarur në gjykata në fushën e ndërtimit. Çështjet aktuale ku ka deklaruar ekspertizën e saj, lidhen me efektet e tërmetit në Durrës, grafia financiare si dhe punimet në inceneratorin e Fierit. Mbas një muaji verifikimesh Fida ka dorëzuar konkluzionet përkatëse, ku ka konstatuar se për ndërtimin e inceneratorit nuk u abuzua me fondet publike.