Montana bëhet shteti i parë në Amerikë që bllokon Tik Tokun. Sipas legjistlacionit të firmosur të mërkurën, shteti i Montanës i heq të drejtën këtij aplikacioni për të qenë funksional në vend. Gjithashtu i heq të drejtën AppleStore dhe PlayStore që të mundësojnë shkarkimin e këtij aplikacioni. Nëse shkelet ligji, për Apple Store dhe PlayStore do të aplikohen gjoba deri në 10.000 dollarë, por nuk do të ketë penalitete për ata të cilët i shkarkojnë. Gazetare: Ema Shazivari