Një nxënëse ka treguar çastet e vështira të ngjarjes që ndodhi gjatë një ore mësimi në laboratorin e Shkollës së Mesme të përgjithshme Janaq Kilica në Fier. Nxënësit dolën nga klasa për shkak të resë së tymit të krijuar gjatë një eksperimenti në orën e biologjisë. Sipas policisë ata kishin kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.