Ekskluzive/Hasimja flet pasi e propozuan për Bashkinë e Tiranës: Dua mbështetje nga opozita
01/10/2025 22:51

Gjashte bashki në vend do të mbajnë zgjedhje të pjesshme më 9 nëntor. Vendimi është zyrtarizuar nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili ka dekretuar datën pas kërkesave dhe konsultimeve institucionale. Në qendër të vëmendjes është Bashkia e Tiranës, për të cilën kreu i shtetit ka sqaruar edhe pozitën ligjore, megjithëse ish-kryebashkiaku i Tiranës është ankuar në Gjykatën Kushtetutese. Sipas tij qeveria për ta shkarkuar i është referuar nenit 115 të Kushtetutës që ka të bëjë me “mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”. Duke iu referuar këtij neni, sipas Presidentit, nuk zbatohet juridiksioni kushtetues për të drejtën e ankimit, por juridiksioni gjyqësor administrativ, ku nuk ka pasur ndonjë ankesë nga Erion Veliaj. Në Tiranë gara pritet të jetë jo vetëm politike, por edhe simbolike, për vetë peshën që ka kryeqyteti në hartën vendore dhe kombëtare. Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive, ndryshe nga Tirana. Kryeqyteti, si bashkia më e madhe dhe më e populluar në vend, do të jetë fushëbeteja më intensive. Teksa Partia Socialiste e ka vendosur Ogerta Manastirliun si kandidate të saj, opozita është tashmë në fazën e diskutimeve të brendshme për kandidaturat, ndërsa gara pritet të testojë jo vetëm preferencat e qytetarëve, por edhe drejtimin e fushatës në nivel kombëtar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë kalendarin e detajuar të procesit në ditët në vijim, ndërsa fushata pritet të nisë zyrtarisht këto ditë. Deri atëherë, partitë politike do të kenë përpara një garë të brendshme po aq intensive sa edhe ajo me kundërshtarët në terren. Por në një qytet ku betejat politike shpesh errësojnë hallet reale të njerëzve, a do të jenë këto zgjedhje një mundësi për ndryshim apo një përsëritje e të njëjtës lojë politike?

Kush i ‘vret’ protestat? “Jeni të mbaruar, keni mbjellë frikën”, Lela debat me Currin dhe Salajn
12/01 23:32
Emocionon Mehdi Malkaj: Pa mendim nuk të dëgjon as zoti…hesht e gjithë studio me Shekspirin
12/01 23:18
“Mos je me pushtetin”, “Mos gënje”, debat i ashpër ndërmjet Blendi Salajt dhe Alfred Lalës
12/01 23:12
SMS Grida Dumës për Lelën: PD është njësoj si PS, na monitoron për Like-t në facebook
12/01 22:58
Blendi Salaj tregon edhe përgjegjësinë e prindërve: I thonë fëmijëve, ç’punë keni në protestë?
12/01 22:55
Lela akuzon Currin për “rolin” në studio, Duma e ndalon ashpër: Jo, nuk e bën me mua! Unë po të mbroj ty
12/01 22:54
“Jemi në diktaturë, flisni troç”, Malkaj kundërshtohet nga Curri: S’na shpëton Berisha nga regjimi!
12/01 22:45
Lela lexon mesazh live të administratës: Na monitorohen liket në Facebook! Presion i qeverisë
12/01 22:33
E dini që më ofruan para në takim? Aulon Kalaja: Shoqëria civile është e shitur e gjitha
12/01 22:27
“Pse s’del me Lapajn?”, Lela përplaset me Salajn: Mos gënje, je me Ramën! “O Lela ti më njeh mirë…
12/01 22:20
“Na e shitën kauzën e Teatrit Kombëtar”, Mehdi Malkaj ndalet mes dhimbjes: Mbetëm vetëm ne…
12/01 22:12
“Më lër të flas mor zotëri”, Lela kapet me Bozdon: Ti falimenton partinë! Ti e përdore në pushtet
12/01 22:00
“Na kanë vjedhur tokat, kanë shitur detin”, Mehdi Malkaj ngre zërin: Çohuni more! Vrisni frikën njerëz!
12/01 21:58
“Curri je provokator! Mos më ndërhyj se ika”, Lela i ashpër! Grida: Nuk e bën dot këtë kërcënim!
12/01 21:50
“Pakti me detin, më shpalli non grata në Greqi”, Kalaja:Më hoqën prindërit nga puna prej protestave
12/01 21:43
Curri habit në studio: Lela e ka fajij për protestat e PD, skandal partia ku thërret qameti
12/01 21:41
Akuza për PD, Bozdo: Pse Berisha çon aq pak njerëz në shesh?! Curri: Duan vetëm monarkun e tyre
12/01 21:37
“Ç’më duhet mua?”,Mehdi Malkaj emocionon në studio: Kanë frikë more , u pushojnë njerëzit nga puna
12/01 21:30
“Mbreti është lakuriq”, po flas troç, pedagogia flet për protestat. Salaj: Thonë që janë bashkë…
12/01 21:27
“Je mëkatar i madh edhe pse je prift”, Lela e Curri e nisin me debat, analisti: Edhe në PD mëkatoni
12/01 21:26
DIGITALB DIGITALB