Ekskluzive! Haga thërret ushtarakun shqiptar/ Adem Shehu, komandoi brigadën 153 në zonën e Llapit
20/01/2021 15:06

Hetuesit special të Hagës shtrinë hetimet edhe në Shqipëri duke marrë në pyetje ish-ushtarakë shqiptarë që iu bashkuan UCK-s. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ekskluzivisht nga një burim pranë prokurorëve special në Hagë, ka mësuar se i është dërguar një fletëthirrje për tu intervistuar si person që ka dijeni, Adem Shehut ish Komandant i Brigadës 153, të Zonës Operative të Llapit. Të njëjtat burime në kushtet e anonimatit i thanë Top Channel se prokurorët special përmes një letër porosie dërguar Ministrisë së Drejtësisë më 14 Dhjetor 2020 kërkonin, përcjelljen e fletë thirrjes Adem Shehut për t’u intervistuar në Hagë. Data e parashikuar e intervistimit është 28 Janari. Një oficer i policisë gjyqësore më 15 Janar 2021 ia ka dorëzuar flet-thirrjen ish komandanti të UCK. Adem Shehu kërkohet të intervistohet për aktivitetin e tij si komandant i Brigadës 153 e luftimet e kryera në zonën Gallakut në Prishtinë. I kontaktuar përmes telefonit nga Top Channel Adem Shehu nuk bëri asnjë koment, duke theksuar se ai respekton një prej pikave në fletëthirrjen e Hagës për mos të komunikuar me median. Christopher Bennett zëdhës i prokurorisë special në Hagë, përmes postës elektronike, i tha Top Channel se “zyra e prokurorëve nuk mund të japë informacion për hetimet dhe individë specifikë që intervistohen”. Adem Shehu është me origjinë nga Farka e Tiranës, dhe shërbente si oficer i reparteve kundërajrore që mbronin Tiranën, pas diplomimit në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, në vitin 1980. Në vendlindjen e tij, në Farkë, organizoi stërvitje luftarake të luftëtarëve, të cilët vinin nga Kosova, nga trojet etnike dhe nga vendet perëndimore. Grupet përbëheshin nga 25-30 veta. Banesa e tij, u shndërrua në një qendër stërvitore, në një “akademi” ushtarake në Farkë. Kur lufta nisi ai instruktonte drejtuesit e UCK se si të ulnin humbjet gjatë luftimeve. Më pas u largua drejt kosovës dhe brenda një kohe të shkurtër u vendos në krye të brigadës 153 në zonën e Llapit. Formacioni i tij kontrollonte një nga rrugët kryesore ku ushtria serbë mund të tërhiqej nga Kosova pas marrëveshjes së rambujesë. Por për shkak të sulmeve efikase të shpeshta në formacione të vogla, ushtria serbe ndryshoi drejtim. Zbatimi i taktikave luftarake që ishin baza e strategjisë së ushtrisë shqiptare, u bënë arsyeja e suksesit në luftime të brigadës që drejtonte Adem Shehu.

Top News- Stuhia e acartë “përpin” SHBA dhe e kthen në “epokën akullnajore”, viktima nga i ftohti
26/01 23:05
Top News- Avioni rrëzohet nga stuhia e dëborës, përmbyset në aeroport, 6 viktima
26/01 23:04
Top News- NATO mesazh të prerë Serbisë për Banjskën: Autorët para përgjegjësisë
26/01 23:02
Top News- Tonelata me kokainë me gjysmë-nëndetëse, trafikantët thyejnë limitet por u dështon plani
26/01 23:01
Top News- Debat +18/ Keijsi s’ia kursen Stenaldos, mollë sherri Baby G
26/01 23:00
Top Channel/ U njoftuan të largohen nga tregu industrial, tregtarët në Vlorë dalin në protestë
26/01 21:24
Top Channel/ Përfshihet nga flakët një banesë në Lushnjë, asfiksohet një 12-vjeçare
26/01 21:19
Top Channel/ Mbyllja e kadastrës së Vlorës, i dërguari politik i qarkut Bledi Çuçi: S’e di, kur?
26/01 21:14
Top News- Zjarr në Lushnjë, asfiksohet 18-vjeçarja nga tymi, rrezikojnë banesat
26/01 21:08
Top News- Kamioni bie në humnerë në Gramsh/ Humb jetën infermierja, plagoset mësuesja e shoferi
26/01 21:02
Top News- Erion Alibej dëshmon për drejtësinë belge, rrëfehet vrasjen e mikut të tij, Arjan Spahiut
26/01 21:00
Top News – Rama: Xhelati i Gazës, Hamasi. Kryeministri inkurajon Izraelin, Netanyahu mesazh Iranit
26/01 20:26
Top News- Babai plagos vajzën në Durrës, ndërhyn qytetari, shpëton 24-vjeçaren
26/01 20:23
Top Channel/ Zbulohet shifra, ja sa hebrenj u strehuan në Shqipëri gjatë pushtimit nazist
26/01 20:03
Top Channel/ Çdo vit 120 raste me kancerin e mitrës, zgjerohet fasha e moshës që do të kryejnë testin
26/01 19:57
Top Channel/ “Shkrihet” kadastra e Vlorës, zyrat do të transferohen në Tiranë
26/01 19:46
Top Channel/ Babai qëllon vajzën me thikë në Durrës, i plagos kolegun që ndërhyri
26/01 19:45
Top Channel/ Kamioni bie në humnerë, humb jetën infermierja në Gramsh, rëndë mësuesja e shoferi
26/01 19:42
Top Channel/ Foltore pa Berishën, qytetarët dhe deputetët mbajnë fjalët e tyre para Kryeministrisë
26/01 19:18
Top Channel/ “Këmbëngulje”, Foltorja e PD, Këlliçi: Ky shtet ka hyrë në ditët numërimit mbrapsht
26/01 18:51
DIGITALB DIGITALB