Ekskluzive/Çfarë nuk u pa në Hagë? Veliu: Thaçi i qetë buzëqeshte, Krasniqi luan me mjekrrën, Veseli…
15/09/2025 21:26

Qindra shqiptarë protestuan në Hagë të dielën duke i paraprirë fazës përfundimtare të gjyqit ndaj ish komandantëve të UÇK-së.   Qyteti holandez u vesh kuq e zi teksa protestuesit dhanë mesazhet e tyre në formë paqësore, përmes pankartave që mbanin në duar si: “Lironi çlirimtarët, kriminelët janë në Serbi”, “UÇK-ja bëri luftë çlirimtare”, “Liri për luftëtarët e lirisë”, etj. Dëshmia e ish diplomatit amerikan James Rubin në fund të viteve  ’90 nis kështu fazën përfundimtare të gjyqit të ish komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, që luajti një rol kyç në përpjekjet diplomatike për Kosovën. Ai dëshmoi se Thaçi nuk kishte kontroll operacional mbi komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për të Hashim Thaçi ishte një figurë kryesisht politike, simbolike, pa autoritet për të dhënë urdhra ushtarakë. Në këtë proces, që nisi zyrtarisht më 2020, janë grumbulluar qindra orë dëshmi dhe dokumente të organizatave ndërkombëtare. Prokuroria ka sjellë dëshmitarë që pretendojnë të kenë qenë viktima ose dëshmitarë të drejtpërdrejtë të veprimeve të UÇK-së, ndërsa të tjerë kanë ofruar dëshmi të shkruara sipas procedurës së Gjykatës. Vetë Thaçi, që prej ditës së parë të paraqitjes në sallën e gjyqit, ka deklaruar “i pafajshëm” për të gjitha akuzat, duke i cilësuar ato të pabazuara. Dëshmia e Rubin sot nuk është thjesht një akt ligjor; ajo ka edhe peshë simbolike. Por betejat në Hagë nuk zhvillohen vetëm mbi dokumente dhe dëshmi, por ato përplasen edhe mbi narrativën e vetë luftës së Kosovës: kush ka qenë përgjegjës, kush ka qenë viktimë, dhe si duhet të mbahet mend kjo periudhë në kujtesën kolektive. Gjyqi ndaj Thaçit e të tjerëve është arena ku përplaset drejtësia dhe historia, ku çdo dëshmi shënon jo vetëm një provë, por edhe një gur në rindërtimin e narrativës për luftën dhe pasojat e saj.  A do të ndikojë dëshmia e Rubin në perceptimin e trupit gjykues, apo do të mbetet vetëm një element politik i së kaluarës? Çfarë mesazhi do të japë vendimi final për raportet e Kosovës me të kaluarën e luftës?

Kush i ‘vret’ protestat? “Jeni të mbaruar, keni mbjellë frikën”, Lela debat me Currin dhe Salajn
12/01 23:32
Emocionon Mehdi Malkaj: Pa mendim nuk të dëgjon as zoti…hesht e gjithë studio me Shekspirin
12/01 23:18
“Mos je me pushtetin”, “Mos gënje”, debat i ashpër ndërmjet Blendi Salajt dhe Alfred Lalës
12/01 23:12
SMS Grida Dumës për Lelën: PD është njësoj si PS, na monitoron për Like-t në facebook
12/01 22:58
Blendi Salaj tregon edhe përgjegjësinë e prindërve: I thonë fëmijëve, ç’punë keni në protestë?
12/01 22:55
Lela akuzon Currin për “rolin” në studio, Duma e ndalon ashpër: Jo, nuk e bën me mua! Unë po të mbroj ty
12/01 22:54
“Jemi në diktaturë, flisni troç”, Malkaj kundërshtohet nga Curri: S’na shpëton Berisha nga regjimi!
12/01 22:45
Lela lexon mesazh live të administratës: Na monitorohen liket në Facebook! Presion i qeverisë
12/01 22:33
E dini që më ofruan para në takim? Aulon Kalaja: Shoqëria civile është e shitur e gjitha
12/01 22:27
“Pse s’del me Lapajn?”, Lela përplaset me Salajn: Mos gënje, je me Ramën! “O Lela ti më njeh mirë…
12/01 22:20
“Na e shitën kauzën e Teatrit Kombëtar”, Mehdi Malkaj ndalet mes dhimbjes: Mbetëm vetëm ne…
12/01 22:12
“Më lër të flas mor zotëri”, Lela kapet me Bozdon: Ti falimenton partinë! Ti e përdore në pushtet
12/01 22:00
“Na kanë vjedhur tokat, kanë shitur detin”, Mehdi Malkaj ngre zërin: Çohuni more! Vrisni frikën njerëz!
12/01 21:58
“Curri je provokator! Mos më ndërhyj se ika”, Lela i ashpër! Grida: Nuk e bën dot këtë kërcënim!
12/01 21:50
“Pakti me detin, më shpalli non grata në Greqi”, Kalaja:Më hoqën prindërit nga puna prej protestave
12/01 21:43
Curri habit në studio: Lela e ka fajij për protestat e PD, skandal partia ku thërret qameti
12/01 21:41
Akuza për PD, Bozdo: Pse Berisha çon aq pak njerëz në shesh?! Curri: Duan vetëm monarkun e tyre
12/01 21:37
“Ç’më duhet mua?”,Mehdi Malkaj emocionon në studio: Kanë frikë more , u pushojnë njerëzit nga puna
12/01 21:30
“Mbreti është lakuriq”, po flas troç, pedagogia flet për protestat. Salaj: Thonë që janë bashkë…
12/01 21:27
“Je mëkatar i madh edhe pse je prift”, Lela e Curri e nisin me debat, analisti: Edhe në PD mëkatoni
12/01 21:26
DIGITALB DIGITALB