Spak kryen sërish një goditje të fortë të grupeve kriminale! Këtë herë ka qenë fisi “Rraja” që ka qenë nën objektiven e Prokurorisë së Posacme që ka dalë me një njoftim zyrtar për aksionin e sotëm. 10 persona kanë rënë në pranga, mes të cilëve dhe djali i ish-deputetit Rraman Rraja, Rexhepi po ashtu dhe familjarët e tij, Gazmir dhe Përparim. Ndërsa janë shpallur në kërkim 3 persona të tjerë. Grupi është zbërthyer nga komunikimet ne SKY për trafikim lëndësh narkotike. Janë 3 operacione që janë zbuluar dhe konfirmuar nga ana e SPAK me destinacion Gjermaninë, Turqinë dhe Holandën.