Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga SPAK ka detyruar kryeministrin Edi Rama të jetë më prezent në bashkinë e Tiranës. Kryeministri mblodhi ditën e sotme të gjithë punëtorët e bashkisë së Tiranës në sheshin "Skënderbej". Numri një i qeverisë bëri një fjalim të fortë për situatat e forta politike në vend, SPAK dhe vetë gjyqin e Veliajt. Ai nuk e humbi këtë mundësi për të sulmuar dhe opozitën.