Egjiptianët janë të përcarë në lidhje me atë se kush duhet të udhëheqë vendin në këtë kohë krize. Mijëra persona dolën sërish në rrugët e Kajros dhe në sheshin simbol “Tahrir” për të protestuar kundër Këshillit Suprem Ushtarak vetëm pak orë nga hapja e qendrave të votimit, ku pritet të dalë qeveria civile.