Edukatorja i mbulon kokën të miturit në kopshtin privat, u japin qumësht të pa sterilizuar-Fiks Fare
05/02/2024 20:45

Në redaksinë e Fiks Fare u ankua nëna e një djali 5 vjeçar, e cila u ankua se në kopshtin privat “Borëbardha 3” edukatoret i kanë mbuluar kokën me çarçaf dhe batanije djalit të saj dhe asnjë institucion, megjithëse ka bërë kallëzim penal, nuk e ka verifikuar. Ndërkohë, denoncuesja thotë se kopshti "Borëbardha 3" merr qumësht të pa sterilizuar për fëmijët. Kamera e Fiks Fare filmon një person me bidonë plastikë nga 5 e 10 litra që çon qumësht fshati në atë kopsht. Në redaksinë e emisionit investigtiv u ankua një zonjë, nënë e një fëmijë, e cila denoncoi veprimet e drejtuesve dhe edukatoreve në kopshtin privat “Borëbardha 3” për keqtrajtimin e djalit të saj 5 vjeçar. Ajo thotë se kopshti ka si pronare znj. Ermira Balla. “Më shumë se një vit më parë në atë kopsht kam pasur djalin. Në një moment djali mu ankua se s’do të shkojë në atë kopsht, madje ishte tepër agresiv. Më kafshonte dhe mbulonte kokën. E kam pyetur djalin dhe më ka thënë se atje e mbulojnë me batanije dhe e mbyllin në banjë” thotë denoncuesja. Më tej shton se pasi i ka thënë djali këtë ndodhi, ka shkuar në atë kopsht dhe ka biseduar me Ermirën, e cila ia ka pranuar ngjarjen. Madje, pronarja i ka treguar edhe kamerat e sigurisë, ku dukej që djalit të denoncueses i është mbuluar koka. Më vonë pronarja i ka shkruar se këtë ngjarje e ka bërë një edukatore me emrin Gisi, të cilën nga fëmijët e kopshtit e ka çuar në çerdhe. “E kam çuar te fëmijët që s’flasin” i shkruan pronarja denoncueses. Pra, te këta fëmijë të vegjël që nuk ankohen, duke pranuar edhe ndodhinë. Denoncuesja thotë se pas kësaj ngjarje djali ka pësuar trauma të mëdha dhe e ka ndjekur me psikologë. U mbyll në vetvete. Denoncuesja i serviri Fiksit edhe një video, ku ajo bisedon me të miturin. Ajo e pyet se çfarë ka ndodhur, ndërsa djali i përgjigjet se s’do të shkojë te kopshti “Borëbardha 3” dhe ul kokën.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 13 Mars 2026
13/03 21:01
Monitorime/ Ja çfarë bën dekolteja e Hygerta Sakos! – Fiks Fare
13/03 21:00
Veterriku nën pushtetin e ujit, 125 ha tokë të përmbytura nga dalja e lumit Osum! – Fiks Fare
13/03 20:45
A duhet leje nga prindërit për të rënë në dashuri? – Fiks Fare
13/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 12 Mars 2026
12/03 21:01
Monitorime/ Kolegia e vë re në transmetim, etiketa e alarmit në këmishën e moderatorit – Fiks Fare
12/03 21:00
“S’kishte të vdekur”. Si u pushuan hetimet për aksidentin me 13 makina, shkaktarët pa siguracion – Fiks Fare
12/03 20:45
A jetojmë në demokraci? Qytetarët flasin hapur! – Fiks Fare
12/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 11 Mars 2026
11/03 21:01
Monitorime/ Bledi Mane: “Lajmet perverse kanë audiencë” – Fiks Fare
11/03 21:00
‘Kafja’ 10 mijë €! Video e ryshfetit të dy drejtorëve të bankës shtetërorë! – Fiks Fare
11/03 20:45
Shqiptarët me orë të tëra në kafe. Pse jashtë kjo ndodh rrallë? – Fiks Fare
11/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 10 Mars 2026
10/03 21:01
Monitorime/ Armela hutoi jo vetëm të ftuarin, por tronditi stadiumin – Fiks Fare
10/03 21:00
Peshkopi/ Digjet Pallati i Kulturës, fajin ia hedhin ‘miut’. Godina pa sistem sigurie – FIks Fare
10/03 20:45
Pse u bën thirrje Berisha të rinjve dhe intelektualëve? Nëse duan, dalin vetë në protestë! – Fiks Fare
10/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 9 Mars 2026
09/03 21:01
Monitorime/ Shtatzënia? Gjinekologu thotë: Pyet kryetarin e komunës! – Fiks Fare
09/03 21:00
Baza e NATO-s i prishi shtëpinë, OSHEE i kërkon të paguajë dritat – Fiks Fare
09/03 20:45
Paris apo një tufë lule? Burrat tregojnë surprizat për 8 Mars – Fiks Fare
09/03 20:30
DIGITALB DIGITALB