Edicioni Informativ, 10 Dhjetor 2015, Ora 19:30
10/12/2015 00:00

Ne viziten e pare ne Tirane Sekretari i pergjithshem i NATO-s Stoltenberg vleresoi rolin e Shqiperise si kontributor ne Aleancen e Atlantikut te Veriut dhe stabilitetin e rajonit. Ai kerkoi me shume angazhim ne luften ndaj terrorizmit dhe konkretisht ISIS-it. Ai u kujdes te theksoje se kjo nuk eshte nje lufte mes islamit dhe Perendimit. Partia socialiste i eshte pergjigjur letres se kryeparlamentarit Meta per domosdoshmerine e ngritjes se komisionit te posacem per reformen zgjedhore. Gramoz Ruci propozon qe per ceshtjet qe nuk do te kete konsensus, zgjidhja te vije nga OSBE dhe Komisioni i Venecias. Nderkohe per partine demokratike vendi ne zgjedhje do te shkoje vetem permes nje qeverie teknike.  Tregu i karburanteve po perballet sot me nje krize te paprecedente. Kompania qe ka marre me koncension markimin e tyre ne dogane, ka nderprere ne menyre te befte procesin, duke paralizuar tregun. Shkak eshte bere nje mosmarreveshje mes kompanise dhe qeverise lidhur me detyrimin per markimin edhe te naftes bruto Qeveria vendos te ndryshoje formen e kontrates koncensionare ne industrine e naftes, per te rritur fitimet per llogari te shtetit. Sipas kontrates se re, kompanitë e naftës do të detyrohen të paguajnë tatim fitimi që në vitin e pare. Sipas kontrates aktuale, ato fillojne ta paguajne kete takse vetem pasi kane likuiduar investimetPas kontestimeve te forta nga grupet e interesit, qeveria eshte terhequr nga projektligji per taksat per profesionet e lira. Ministria e financave tha ato do te percaktohen me vendim te keshillit te ministrave, pasi masa e sigurimeve qe do te paguhen, nuk mund te jete e njejte si per studiot e medha ligjore ashtu dhe per zyren e nje avokati te vetem. Qeveria ka derguar ne zyren e Presidentes Jahjaga propozimet per daljen nga kriza politike. Mustafa dhe Thaci sugjerojne qe  per komunat serbe te pritet vendimi I gjykates Kushtetuese, I cili do te zbatohet ne cdo rast. Ndersa per kufirin me Malin e Zi, ata propozojne qe te dergohen ne arbitrazhin nderkombetar. Per kete varjant qeveria thote se eshte dakord edhe Podgorica.

DIGITALB DIGITALB - OFERTA