Rubrika: Edi Manushi, Glenti Nallbani Këtë javë i ftuar në studio pediatri i njohur Edi Tushe. Doktori shfaqet në rrëfim të rrallë për jetën e tij personale. Vuajtjet e familjes në komunizëm, arrestimi i vëllait vetëm 18 vjeç për një dashuri të pamundur. Vdekja e mamasë në një aksident tragjik. Mesazhi për djalin e zhdukur prej 22 vjetësh dhe lotët pë njerëzit e Kukësit që e respektuan për 9 vite. Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.