Kryeministri Edi Rama në një intervistë me gazetarin e Top-Channel Muhamed Veliu, transmetuar në emisionin Top-Talk, i bën një bilanc asaj cfarë u arrit në takimin e Ohrit dhe thekson se është i vendosur ta heqë kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Edi Rama flet me doza kritike për qëndrimet e Albin Kurtit I cili ka thënë se kjo iniciativë është e nxituar dhe e pa konsultuar. Kryeministri Rama kërkon më shumë vëmendje për këtë cështje nga kryeministri i ardhshëm i Kosovës të cilit i kërkon të shikojë dosjen e bashkimit doganor Shqipëri Kosovë se përse asnjëherë nuk u bë realitet.