Me qindra burra në Francë kanë raportuar abuzim seksual dhe ngacmim në javët e fundit. Lëvizja #MeTooGarçons nisi nga dëshmia e aktorit Aurélien Ëiik e është një hashtag që brenda pak më shumë se një muaji është kthyer në një “mal” dëshmish nga njerëz të thjeshtë, personalitete të botës së spektaklit e madje edhe punonjës institucionesh. Fenomeni filloi nga aktori Aurélien Ëiik, tani 43 vjeç. Kryesisht i njohur për rolin e tij në serialin Munch, më 22 shkurt zbuloi se ka vuajtur abuzimin e agjentit të tij midis moshës 11 e 15-vjeç, si dhe ftoi të gjitha viktimat të marrin fjalën me hashtagun e ri: “Fëmijët e kinemasë po zgjohen”. Në këtë mënyrë, i nxit të flasin publikisht. Gazetar: Luçiana Hulej