Shqipëria Live sjell historinë dramatike të një 38 vjeçari i cili prej 20 vitesh është i varur nga heroina. Ai rrëfen problemet me të cilat është përballuar gjatë këtyre viteve nga burgosja e deri tek mungesa e parave. Prej dy vitesh ai është duke marrë metadon për të hequr dorë njëherë e mirë nga ky helm, me ëndrrën për të krijuar familje me bashkëshorten, me të cilën ka 7 vite. Gazetare: Ema Shazivari Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj