Ermal Hasimja; romani është një histori e vërtetë dëshmie, jete, brenge, fitoreje por dhe humbjeje. Në fund të librit, nuk ka një fitues dhe as të humbur. Ka vetëm një gjë: një dëshmi që tregon një ngjarje në një kohë. A i shërben ky libër kujtesës? Po përse ne nuk duam t’i kujtojmë ngjarjet e këqija që na ndodhin në jete? Cfarë instikti është ky? Që vashdimisht këto kujtime ne duam t’i shtyjmë, apo t’i heqim nga vetja? Vitrina e Librit është rubrika e përjavshme e titujve më të rinj të librave në arenën shqipfolëse. Dritarja e librit ndër më artistiket në ekranet shqiptare ka si qëllim paraqitjen e disa prej librave më të bukur të cdo jave. Tematika e tyre kryesisht është përzgjedhur të jetë artistike/ kulturore. Vitrina e librit i kushton hapësirë përkujtimore emrave të mëdhenj të letërsisë botërore dhe shqiptare. Kjo hapësirë televizive dedikuar librit i kushton një rëndësi të vecantë dhe promovimit të autorëve të rinj, duke nxitur kështu talentet e reja të spikasin me frymëzimet e tyre. Autore: Monika STAFA