E rrahin për 20 min, autorët lirohen ende pa dalë i dëmtuari nga spitali – Fiks Fare
07/12/2023 20:45

Një i ri nga Elbasani denoncoi në Fiks Fare se e kanë qëlluar për 20 minuta me radhë në një lokal, por policia i liroi dy autorët pa dalë ai nga spitali. Ngjarja ka ndodhur në datën 10 tetor 2023, ndërkohë që prokuroria e Elbasanit ka filluar procedimin penal vetëm më 30 tetor. Pra, 20 ditë pas ngjarjes! Jo vetëm kaq, por autorët nuk kanë dalë fare para gjykatës dhe se organet e drejtësisë nuk pritën asnjë raport mjeko-ligjor. Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankua Ilia Tahiri, i cili tha se është qëlluar nga dy persona për minuta me radhë në një lokal pranë një karburanti në Elbasan, në kilometrin e parë të rrugës Elbasan – Librazhd. “Shkova brenda për të marrë kafe dhe ujë. Aty më thërret dikush ‘djali vjen një sekondë’. Nuk e njihja personin. Më godasin, më thyejnë dhëmbët, brinjët. Më marrin varësen dhe gjithçka që unë kisha. Më godinën mbi 20 minuta. Ngjarja ka ndodhur në datën 10 tetor” tha denoncuesi. Pas ngjarjes ka lajmëruar policinë dhe më pas e ka shoqëruar patrulla për në spital. “Unë kisha thyerje brinjësh. Çarje në sy, dhëmbët copa. Totalisht i mbaruar. Me gjak. Mbasi kam dalë nga spitali më thotë shefi i policisë që këta autorët janë liruar se janë me të meta mendore. 48 orë i mbajmë brenda. Ata i ka liruar policia. S’ka shkuar çështja në prokurori” pohon Ilia. Ai shpjegon se oficeri i policisë i ka thënë familjarëve që t'i falin autorët. Ndërkohë nga një takim që ka i dëmtuari me OPGJ-në ky i fundit pohon se nuk e di nesë kanë apo jo kartelë autorët. Fiksi u interesuan në prokurori ku u morë vesh se ngjarja ishte referuar në këtë organ 20 ditë më pas. Akuza ndaj autorëve është plagosje e lehtë në bashkëpunim dhe se procedimi penal është regjistruar pasi i dëmtuari Ilia Tahiri ka bërë ankim për ngjarjen.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Shkurt 2026
27/02 21:01
Monitorime/ E ftuara nuk e dinte që ishte live. “Mbylle, filloje dhe një herë!” – Fiks Fare
27/02 21:00
Tre pleq me sëmundje të rënda mendore mbeten pa kujdestar. Përplasje mes KMCAP dhe psikiatrit – Fiks Fare
27/02 20:45
63-vjeçari i paralizuar, i bllokuar në shtëpi. Kërkon vetëm një rampë për të dalë! – Fiks Fare
27/02 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 26 Shkurt 2026
26/02 21:01
Monitorime/ Moderatorja: “Mbledhje sekrete, por Wi-Fi punoka ‘tullë” në Kuvend!” – Fiks Fare
26/02 21:00
Denoncimi i Fiks Fare/ Shiti shtëpinë në 2015, OSHEE e nxjerr debitor në 2026! – Fiks Fare
26/02 20:45
Sot ka më shumë të paraburgosur se të dënuar! A po funksionon drejtësia? – Fiks Fare
26/02 20:30
Monitorime/ Çuditë e shegës para takimeve dashurore – Fiks Fare
25/02 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Shkurt 2026
25/02 21:00
Aktori i serialit “Osmani” kërcënohet në Tik Tok: “Më kanosin dhe tek shtëpia!” – Fiks Fare
25/02 20:45
Dashurinë apo paratë? Kë do zgjidhnit? – Fiks Fare
25/02 20:30
Monitorime/ Çim Peka nga Skype, analistët në studio – Fiks Fare
24/02 21:00
Poshtërim e bullizim në klasë/ 13-vjeçares letër në shpinë “Jam budallaqe”, shkolla e mohon
24/02 20:45
“Kryengritja e radhës,më e fuqishmja në histori”Sa herë e ka përdorur Berisha këtë frazë?-Fiks Fare
24/02 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Shkurt 2026
23/02 21:01
Monitorime/ Çfarë lexon me “pika, pika, pika” Fevziu? – Fiks Fare
23/02 21:00
Çudit Berisha! Nga protestues paqësorë në kryengritës të armatosur! Çfarë po ndodh? – Fiks Fare
23/02 20:45
Djegie dhe dhunë në protesta. A rrëzohet Edi Rama kështu? – Fiks Fare
23/02 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Shkurt 2026
20/02 21:00
DIGITALB DIGITALB