Më 15 janar 2024, në Podujevë, 18-vjeçari Lulzim Fejzullahu është rrahur brutalisht me shkop nga dy të mitur. Ai ka ndërruar jetë të shtunën pasi ishte duke u trajtuar në Mjekim Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ndodhej në gjendje kome. Ndërsa ditën e djeshme, I riu u përcoll për në banesën e fundit në Podujevë, pas autopsisë. Gazetar: Kristo Kote