Ilda i thotë "JO" Petros dhe nuk deklarohet për të! Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga Petro i cili ka shpërthyer në mes të studios, gati për të lënë programin... Dy përballje të tjera; Viktori me Edën dhe Kamilën. 'Takimi' me këtë të fundit nuk ka shkuar aspak mirë dhe është braktisur nga ana e të dyve. Nga ana tjetër, nëpërmjet një letre të përgatitur në avion, teksa udhëtonte, Viktori i kërkon falje Edës për disa nga ndodhitë e fundit. Antoneta Koçi dhe Ina Kollçaku janë dy të ftuarat speciale në prime-n e sotëm. Ato nuk i kanë kursyer aspak kritikat kundrejt dy djemve në studio. Një prime i mbushur me të papritura, surpriza, debate dhe emocione do të jetë ky i kësaj nate... mos e humbisni!!! Për'puthen, reality show më i ndjekur i dashurisë në Shqipëri. Djem dhe vajza të reja, në prezencën e kamerave dhe syrit të publikut përjetojnë flirtet, pëlqimet, xhelozitë, intrigat, lidhjet e dashurisë dhe emocionet më të sinqerta. Programi i përditshëm që pasqyron një pjesë të realitetit shqipar, është kthyer tashmë në fenomen me mbi 1 miliardë klikime. Autore: Olsa Muhameti Moderatore: Bora Zemani Opinionist: Arjan Konomi