Rreth dy muaj më parë në prill 2024, televizioni public Italian Rai 3 publikoi një reportazh investigues për marrëveshjen Meloni-Rama në Shqipëri për kampet e refugjatëve që pritet të ndërtohen në vendin tonë. Pjesa e dytë e reportazhit investigativ u transmetua këtë të dielë në mbrëmje në RAI 3. Pjesë e reportazhit të gazetarit Giorgio Mottola ishte edhe intervista me kryeministrin Rama i cili u pyet ndër të tjera edhe për kullat në kryeqytet dhe bumin e ndërtimeve në Shqipëri.