Emisioni nis sot me përballjen e Leas dhe Irisit; dy shoqet e ngushta u zunë para ditësh, për shkak të Petros... Por detaje të tjera kanë dalë nga përballja e tyre. Duket se vajzat kanë qenë shumë të afërta me njëra-tjetrën aq sa jetonin në një shtëpi. Pas zënkës, Irisi është larguar nga shtëpia... Në fund, në studio zhvillohet takimi mes Remilit dhe Loridës, ku kjo e fundit nxjerr mllefet, që Remili nuk e ka zgjedhur gjithë këtë kohë.