Të bëftë mirë Rubrika: Nevina Shtylla, Qetsor Ferrunaj Të bëftë mire është rubrika më e re në “E Diell”. Në moderimin e kësaj rubrike do të jenë Nevina dhe Qetsori. Çdo javë ata do sjellin gatime nga treva të ndryshme. Këtë javë, ata vizitojnë Përmetin. Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.