E moshuara që pret turistë/ 73 vjecarja menaxhon prej vitesh bujtinën në qytetin e Gjirokastrës
27/09/2020 19:52
Flora Dobi menaxhon e vetme një bujtinë të vogël në Gjirokastër. Ajo ka pritur e përcjellë vizitorë nga e gjthë bota gjatë më shumë se dy dekadash që kur u përball me konceptin e turizmit pak vite pas rënies së komunizmit.