Prej 13 vitesh Bide Muzhaqi është e izoluar në këtë shtrat në shtëpinë e saj në lagjen “Vullnetari” në Elbasan. Një sëmundje e rëndë paralizoi gruan në atë kohë 54 vjeçe e cila përveç sëmundjes duhet të vuajë edhe kushtet ekstreme të jetesës në varfëri. Teksa pensioni nuk mjafton as për medikamentet dhe ushqimin e siguron vetëm nga shoqatat apo fqinjët, e moshuara ka frikë të jetojë në errësirë ndaj i druhet borxheve ndaj OSHEE.