Lëvizja Socialiste për Integrim, në një miting në qytetin e Fierit, prezantoi kandidatët në këtë qark. Mes të pranishmëve nga Lushnja dhe Mallakastra, kreu i kësaj force politike, Ilir Meta, u shpreh se LSI është forca që do të garantojë rotacionin aq shumë të dëshiruar nga shqiptarët.