Vetëvrasjet janë shndërruar në një fenomen tepër shqetësues në vendin tonë. Vetëm gjatë muajit maj dhe ditëve të para të qershorit janë rreth 10 raste, kur njerëzit janë marrë jetët e tyre. Rasti më I fundit u regjistrua ditën e djeshme, kur një 53-vjeçar u gjet i pajetë në banesën e tij në Selenicë. Sipas policisë, ai dyshohet se ka kryer vetëvrasje, dhe se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Gazetar: Kristo Kote