Zgjedhjet e 11 majit ishin konkurruese, por të poralizuara. Ky është vlerësimi i raportit përfundimtar të misionit të vëzhguesve të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme. Edhe këtë herë raporti i misionit vëzhgues, ashtu si në dy vitet e fundit zgjedhore, 2017 dhe 2025 vuri re rritje të presionit dhe frikësimit të votuesve si dhe avantazhet e partisë në pushtet që përdori burime administrative. Blerja e votës dhe korrupsioni zgjedhor mbeten problem kryesor në të gjitha tre ciklet, me SPAK që ndërmerr masa aktive vetëm në 2025. A i pranon misioni vëzhgues zgjedhjet e 11 majit me këtë raport? Rekomandimet e misioneve vëzhguese kanë qenë gjithmonë të debatuara nga palët nga mënyra se si i lexojnë ato. A do të arrijë këtë herë politika ti zbatojë?