29 vjeçarja Pashe Sana është bërë pjesë e rubrikës "Mama Single" në "E diell". Ajo ka zgjedhur të ndaj historinë e saj prekëse. Pasha është me origjinë nga Kruja, aktualisht jeton në Tiranë është nënë e një vajze 5 vjeç. Ka patur një lidhje dashurie rreth dy vjeçare nga e cila solli në jetë një vajzë. Babai biologjik i vajzës e ka lënë në muajin e 6 të shtatzënisë, me 5 maj 2017 pa asnjë shpjegim, ishin në prag martesës dhe thjesht është larguar duke e bllokuar në rrjetet sociale. Gazetare: Luçiana Hulej Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj