Emisioni investigativ Fiks Fare denoncon një ngjarje të rëndë në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur brutalisht me çekiç pas koke, duke rrezikuar seriozisht jetën. Fillimisht çështja u regjistrua si “plagosje e rëndë me dashje”, por më pas akuza u ndryshua në “plagosje të lehtë”, duke hapur dyshime për një tentativë për mbylljen e dosjes. Familja e të dëmtuarit pretendon se nuk janë marrë parasysh pamjet filmike, dëshmitë dhe kërkesat për hetime shtesë. Sipas tyre, ndryshimi i akuzës favorizon autorin, sidomos në kushtet e ligjit për amnistinë. Ndërkohë, konflikti mes dy familjeve, që jetojnë ngjitur me njëra-tjetrën, mbetet i hapur dhe tensioni vazhdon.