Çdo ditë, nga e hëna në të premte, nga ora 17:00-20:00, nën moderimin e Dafina Hysës, publiku do të ketë mundësi të njihet me të rejat më të fundit nga vendi, rajoni dhe bota. Në këtë hapësirë televizive do te mundësohen diskutime në studio, lidhje live me analistë, politikanë, ekspertë dhe gazetarë të terrenit për të komentuar zhvillimet e fundit të aktualitetit.