Gjashtë ditë pas vrasjes se Lirije Lamit, Marjana Cmeta, asokohë 20 vjeçe shkoi në shtëpinë e Hysen Shehut, i njohur si hoxhë, për t’u rrëfyer tek ai për krimin. Ajo nuk e dinte se hoxha po e regjistronte dhe po e filmonte të gjithë rrëfimin e saj për krimin në familjen Lami.