Kreu i ri i SPAK Klodian Braho i ka kërkuar kolegëve të tij prokurorë të posaçëm hetime efikase dhe rezultate me dosjet e vjetra dhe të mbartura. Sipas kryeprokurorit Braho këto dosje kanë krijuar "backlog", pra, çështje që duhej të ishin trajtuar, por kanë mbetur pas dhe janë akumuluar me kohë. Në mbledhjen e kësaj të enjte me prokurorët e posaçëm ai prezantoi edhe strukturën e re që firmosi javën e shkuar. Prioritet për kreun e SPAK janë dhe dosjet aktuale, përfshi këtu dhe atë për Belinda Ballukun. Kujtojmë që ai ishte vetë i pranishëm bashkë me prokurorët e çështjes, në mbeldhjen e Këshillit të Mandateve për kërkesën e organit të akuzës për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres. Pasditen e kësaj të enjte kreu i SPAK dhe ai i BKH-së, pritën në takime të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, Nancy Van Horn, ku morrën tjetër mesazh nga SHBA, atë të luftës ndaj karteleve të drogës kudo ndodhen. Por cilat janë dosjet e vjetra të SPAK për të cilat kreu i këtij institucioni kërkon rezultate?