E diela pa makina, që do të zbatohet që nga vjeshta e ardhshme, konsiderohet një tjetër goditje e fortë për turizmin në Durrës, pas tërmetit dhe pandemisë. Operatorët turistikë kërkojnë që të rishihet ky urdhër, pasi fundjava pa makina e dëmton rëndë këtë sektor kaq të rëndësishëm për ekonominë shqiptare, veçanërisht jashtë sezonit veror, ndërkohë që mungojnë alternativat e tjera të transportit, siç është ai hekurudhor.