Publikimi i aktakuzës nën dyshimet për krime lufte ndaj Presidentit, Hashim Thaçi dy muaj pas ngritjes nga prokuroria dhe ende pa u aprovuar nga gjykata ka ngritur polemika. Sipas Albert Krasniqit nga Demokracia Plus ky veprim ngre dyshimet se publikimi ka prapavijë politike që ka për qëllim mos pjesëmarrjen e Presidentit në dialog. Por, Krasniqi nuk pajtohet me vendimin e Kryeministrit, Avdullah Hoti për anulim të udhëtimit, pasi sipas Kushtetues Kryeministri ka rol udhëheqës.