Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga mbledhja e jashtëzakonshme e qeverisë pas konfirmimit të dy rasteve të parë me koronavirus në vend dha detaje per te prekurit dhe bëri apelin për zbatim të masave të higjienes dhe mos frekuentimin e spitaleve pa u vizituar më parë nga ekipet e urgjencës në shtëpi. “Janë konfirmuar dy rastet e para me COVID -19, dy qytetare 54 vjeç dhe 28 vjeç banues në Tiranë, rast i importuar që ka udhëtuar nga Firence në Shqiperi, ku ka hyrë përmes pikes kufitare te Hanit të Hotit në 26 shkurt, ndërkohë që babai është rast i konfirmuar si kontakt i ngushtë.