Ministria e Shëndetësisë në një njoftim zyrtar pak pas mesnate, konfirmoi dy rastet e para me koronavirusin e ri COVID-19 në vendin tonë. Lidhur me këtë qeveria po zhvillon një mbledhje të jazhtëzakonshme, ku kryeministri Edi Rama tha se në vazhdën e masave u vendos që shkollat të mbyllen për dy javë.