Rubrika: Edi Manushi, Glenti Nallbani Këtë javë i ftuar Prof. Seit Mansaku. 2024 është shpallur viti i gjuhës shqipe dhe nëpërmjet disa rrëfimeve do prekim disa etapa të historisë të gjuhës tonë letrare. Një pjesë e rëndësishme zë dhe Kongresi i Manastirit dhe rëndësia e tij për alfabetin tonë. Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.