Kreu i KED-së i ftuar në Top Talk foli për herë të parë publikisht për qëndrimin që ka dhe do të mbajë ndaj kallëzimit penal që Presidenti i Republikës ka bërë ndaj tij për Gjykatën Kushtetuese. Ardian Dvorani thotë se kushtetuta është e qartë dhe sipas tij Arta Vorpsi duhej të ishte dekretuar nga Presidenti i Republikës si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu ai iu përgjigj edhe akuzave për implikim politik dhe lidhje me Partinë Socialiste.