Qyteti bregdetar i Durrësit ka kurorëzuar më të mirët e bukurisë së tij përgjatë shfaqjes që dhuroi emocion dhe spektakël. Juria përzgjodhi 18-vjeçaren Anxhela Bashanovic, nxënëse e liceut artistik “Jan Kukuzeli” si “Miss Durrësi 2020”, ndërsa skeptri i bukurisë mashkullore u ndal në duart e 17-vjeçarit Regis Kasemi, nxënës i shkollës së mesme “Rilindja”.