Edhe ditën e sotme kanë vijuar operacionet e kërkim-shpëtimit, por pa rezultat, për një peshkatar 53-vjeçar që dyshohet se ka humbur jetën më 1 mars në bregdetin e Durrësit. Ardian Mërkuri kishte dalë në det së bashku me mikun e tij, 48-vjeçarin Ilir Bardheti me një pedalon, i cili është përmbysur për shkak të dallgëve. Pas ndërhyrjes së familjarëve dhe forcave të policisë është bërë e mundur nxjerrja vetëm e 48-vjeçarit Bardheti.