Në kompleksin e pallateve “Jedas” në Durrës kanë mbërritur Edi Rama, Zoran Zaev, Milo Gjukanoviç dhe Aleksandar Vuçiç. Liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë po shohin nga afër dëmet në kompleksin që ka 185 apartamente dhe që është shpallur i pabanueshëm nga tërmeti i 26 nëntorit.