Durrës/ Hajdutët hynë në banesat e braktisura në lagjen 13
04/12/2019 20:09

Në një transmetim live gazetarja Anila Hoxha ndodhej në godinën e një pallati, në lagjen numër 13 në qytetin e Durrësit. Godina ku ndodhej gazetarja kishte shumë dyer të hapura nga hajdutët, të cilët kanë shfrytëzuar situatën dhe kanë hyrë për të marrë sendet me vlerë në banesa. Pra në një situatë të tillë kemi dy situata që janë si dy anët e një monedhe. Nga njëra anë ka qytetarë që janë solidarizuar me situatën dhe janë duke dhuruar ndihma dhe njerëz, por nga ana tjetër ka edhe persona të tjerë që shfrytëzojnë situatën dhe panikun e qytetarëve që kanë braktisur banesat e tyre dhe janë larguar drejt vendeve që konsiderohen më të sigurta, dhe kanë hyrë në banesat e këtyre të fundit për të rrëmbyer sendet me vlerë dhe gjërat që mund të gjejnë në brendësi të tyre. Hoxha ishte e shoqëruar me një zotëri i cili ishte pronari i një hoteli. Zotëria shprehet se është telefonuar nga një miku i tij, që për momentin po jeton në tiranë si pasojë e frikës nga tërmeti, për të parë banesën e tij dhe ai shpreh se kur shkoi në pallat pa se shumica e dyerve ishin të hapura. “Jam telefonuar nga miku im që momentalisht po jeton në tiranë si pasojë e frikës nga tërmeti, ai më tha që të shkoja dhe të shikoja banesën e tij. Kur u futa në pallat pashë që shumica e dyerve ishte e hapur nga hajdutët përfshirë edhe banesën e mikut tim. Unë me mjete rrethanore e izolova me një komesatë që të mos e lija të hapur. Banorët e kanë denoncuar si rast por ata shprehen se nuk kanë besim tek policia”, tha zotëria. Më pas ai u shpreh se po strehon në hotelin e tij 7 persona të prekur nga tërmeti, dhe këtë po e bën në mënyrë vullnetare dhe nuk ka kërkuar ndihma nga bashkia për këtë gjë. “Unë në hotelin tim kam strehuar me të gjithë forcat e mia 7 familje. Nuk kam marrë asnjë ndihmë për këtë gjë. Familjet që ndodhen në hotelin tim nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga bashkia, madje askush nuk ka ardhur për ti takuar ata. Unë mund ti mbajë dhe një javë ata me shpenzimet e mia por më pas çfarë do të ndodhë me ta” , u shpreh pronari i hotelit.

Top News – Shabani, Avokat i Popullit. Merr detyrën, Erinda Ballanca ikën pas 8 vitesh
19/12 21:45
Top News – Dy aksidente, tre të plagosur. Fier e Lezhë, katër mjete përplasen në rrugë
19/12 20:00
Top Channel/ 23 vite “Fiks Fare”/ Investigime dhe transparencë, zëri që sfidon padrejtësitë
19/12 19:57
Top Channel/ Spak i komunikon mbylljen e hetimeve, Benet Beci zyrtarisht i pandehur
19/12 19:42
Top Channel/ 16 mijë faqe akuza Ballukut/ Shtyhet vendimin për imunitetin, USB merret nga deputetët
19/12 19:40
Top Channel/ Benzi përplaset me Zetorin në aksin Fier-Berat, lëndohet drejtuesi i mjetit bujqësor
19/12 18:41
Top News – ‘Do apo nuk do e majta’. Meloni: Ujdia me Shqipërinë do të funksionojë!
19/12 18:27
Top News – Benet Beci në SPAK. 2 orë për dosjen me akuzat për tenderin e KESH
19/12 18:14
Top News- Gati të rihapet TikTok, Rama e konfirmon për Politico, zbulon detaje
19/12 17:14
Top News- Kryen tre vjedhje brenda javës/ Arrestohen autorët, dalin pamjet e kamerave të sigurisë
19/12 17:12
Top Channel/ Pas dy orësh në Spak, Benet Beci del nga Prokuroria e Posaçme
19/12 17:11
Top News- Balluku, shtyhet mbledhja/ Debate në këshillin e mandateve, SPAK tregon provat
19/12 16:19
Top News- Kakavija e bllokuar për disa orë, fermerët grekë përshkallëzojnë protestat
19/12 16:12
Top News – Ceremonia e diplomimit në KPGJT. Investim në arsimin profesional e të ardhmen e të rinjve
19/12 15:38
Top News- “Syri magjik” monitorim çdo lëvizjeje, vrasësit nuk shpëtojnë, qytetet me kamera
19/12 15:37
Top Channel/ Sot mori detyrën në krye të SPAK, Klodian Braho e nis me Ballukun, mbron në Kuvend…
19/12 15:27
Top Channel/ Tritol në makinë/ Tiranë, po hetohen të gjitha lidhjet e pronarit të mjetit
19/12 15:22
Top Channel/ Rama: Do të hapim Tik Tok. Ndalimi nuk zgjat. Kemi bërë partneritet me platformën
19/12 15:13
Top Channel/ Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK
19/12 15:12
Top News- Arrestohet ekstremisiti shqiptar i Bandës së Çekiçve, plagosi neonazistët në Budapest
19/12 13:36
DIGITALB DIGITALB