Tërmeti i 26 nëntorit ka lënë pas frikë dhe pasiguri edhe për godinat fqinje të dëmtuara e që mund të përbëjnë rrezik për ato pranë tyre. Në prani të akteve të ndryshme të ekspertimit që kundërshtojnë njëra-tjetrën pasiguria po krijon dhe përplasje që cenojnë fqinjësinë dhe bashkëjetesën në komunitet.