Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit vijon gjuetinë e saj për kapjen e rasteve të korrupsionit në nivelet më të larta shtetërore. Pasditen e të premtes, SPAK vendosi në pranga për korrupsion numrin 2 të ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe një tjetër punonjëse të këtij insitirucioni. Sipas të dhënave të bëra publike nga SPAK, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së shëndetësisë, Joanda Duro ka marrë një përfitim të parregullt në shumën prej 330.000 lekësh, për të favorizuar një Operator Ekonomik për Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës. Talk Show politik "TOP STORY", çdo të hënë, të mërkurë dhe të enjte, në orën 21.00, në Top Channel. Në një sfidë të re jashtë politikës, pranë medias dhe drejtuar njerëzve, Grida Duma, sjell një hard talk me debat substancial, ku e vërteta thuhet sic është dhe politika serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit. Kjo do të jetë një "Story", ky është "Top Story" dhe ky emision, do të jetë "On Top"