Tregtarët e tregut industrial protestuan ditën e sotme përpara bashkisë Berat. Tregtarët kërkojnë që t’u jepet paga e luftës. Kjo është hera e dytë që tregtarët protestojnë përpara bashkisë Berat. Pas protestës, 20 tregtarë kanë hyrë në takim me kryetarin e bashkisë Berat, Ervin Demon. Takimi po zhvillohet pa praninë e mediave.