Aktorja Mimoza Marjanaku rrëfen sfidat, nga emigrimi i vështirë te malli për familjen. Pasioni për teatrin dhe një surprizë që e mbush në lot. Cili është roli i jetës së aktores? Gjithmonë, "ajo që po flitet është e vërteta që s'e luan as topi!". Një emision që pretendon të hyjë në privatësinë e të ftuarit, me lejen e tij, për të rrëfyer diçka të pathënë. Çdo të shtunë, ora 18:00 në Top Channel.