Montazh i Fiks Fare/ Pas deklaratës së Marco Rubios se Shtetet e Bashkuara i kishin ofruar Nicolás Maduros mundësinë për t’u larguar paqësisht nga pushteti, lindin pyetje të forta pas arrestimit të tij. Autoritetet amerikane e paraqesin tani Maduron si trafikant droge, por kjo ngre një dilemë serioze: Nëse ishte trafikant droge, pse iu ofrua një largim paqësor? U arrestua vërtet për trafik droge, apo arsyeja e vërtetë lidhet me naftën venezueliane?